Gossip

Balina zbulon tre emrat që meritojnë të jenë në finalen e “Big Brother VIP”!

Opinionistja shumë e dashur e programit më të ndjekur për momentin në vend “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku ishte e ftuar në një emision në të cilin i tregoi që të gjitha.

Gjatë bisedës sigurisht nuk ka munguar komenti i saj rreth ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e të martës me Fifin, e cila gjatë një debati me Balinën humbi ndjenjat për pak sekonda. Gazetarja u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë se mund të ndodhte diçka e tillë edhe pse edinte që në pozicionin e marrë në këtë program do të përballej me shumë sfida.

Kjo është një gjë që e kam marrë përsipër, por nuk mendoja që do ndodhte një gjë e tillë. Por kisha marrë parasysh që do përballesha me fansat e personave që janë brenda. Ka shumë tifozllik dhe me këta nuk racionalizon dot dhe është e kotë të mërzitesh e të gjykosh…

Bodinaku u shpreh gjithashtu se ka marrë shumë mallkime nga fansat e këngëtares, por këtë gjë e dinte që në momentin që e mori përsipër si pozicion. Sipas saj ajo del njëherë e mirë dhe njëherë e keqe dhe nuk ia vlen të mërzitet për gjëra dhe fjalë të tilla.

Por pas takimit të mbrëmshëm mes Fifit dhe Balinës gjërat duket se u qetësuan dhe marrëdhënia mes tyre është mjaft e mirë. Artistja i kërkoi falje për tensionin e krijuar mes tyre.

Nga ana tjetër opinionistja ka zbuluar se cilët janë personazhet që sipas saj duhet të jenë me patjetër në finalen e “Big Brother VIP”. Ajo ka përmendur, Ilirin, Donaldin dhe Arjolën. Por ka shtuar dhe Beniadën, për të cilën tregoi se e pëlqen pasi është shumë reale.