Aktualitet

Balla: Opozita të rikthehet në tryezë, do propozojmë një kandidat nëse s’zgjidhet në raundin e tretë!

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pasi Enkelejd Alibeaj tha se mazhoranca shkeli marrëveshjen për presidentit.

“Bëj thirrje që të rikthehemi në tryezë. Le të bisedojmë emrat. Kjo gjë duhet bërë me seriozitet. Dy ditë më parë nuk ka pasur dakordësi për formulën 4:2:1”, tha Balla për mediet.

Në rast se gjejmë dakordësi për një emër, do ta mbështesim, tha kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, por “nuk mund të thuash o zgjidh një nga këto katër, ose unë të denoncoj për shkelje të marrëveshjes” iu drejtua ai në këtë mënyrë Alibeajt, në pamundësi për t’ia thënë përballë, siç shprehet.

Në mbledhjen ku shkuan vetëm 23 deputetë, dolën tetë kandidatë për Presidentin e ri të Republikës.

“Po nëse ne nuk biem dakord për asnjë nga ata emra? Ai dokument nuk pranohet i tëri, pranohet pjesërisht parimi. I kanë tetë kandidatura, le të vijmë për të teta dhe ne do të themi se ç’mendojmë për njërin, ç’mendojmë për tjetrin”.

Duke i kujtuar opozitës se ka dhe disa ditë kohë në raundin e dytë, Balla i ftoi të ulen në tavolinë. Raundi i dytë dhe i tretë i takon vetëm opozitës, tha deputeti.

“Nuk e di pse tani, ne kemi ende kohë në dispozicion, i takon ekskluzivisht propozimeve të opozitës, nuk e di, edhe unë u gjenda i papërgatitur nga kjo. kemi rënë dakord që të kemi edhe raund të katërt edhe të pestë. palët të. këtë duhet ta sqarojë Alibeaj përsëri, u tërhoqën nga ajo fryma e diskutimit”, tha ai.

“Do të kemi, jo nuk kemi sepse do të respektojmë marrëveshjen, deri në përfundim të raundit të tretë. Nuk ka asnjë dyshim, ua thashë, nëse nuk do të jetë zgjedhur ne do të zgjedhim dhe do të propozojmë një kandidat, e kam thënë disa herë, dy grupe nga Doda dhe Mediu kanë qenë të gatshëm të hyjnë në diskutim të japin emra”, tha Balla.