Celebrities Gossip Showbiz

Banorët mbeten përsëri pa buxhet, ja përse!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ditën e sotme Vëllai i Madh vendosi që sfida e buxhetit të ishte ndalimi i përdorimit të fjalës “të brendshme” ose sinonimet e saj, pasi prej fillimit është bërë ‘kryefjala’ e këtij edicioni. Kjo do të ishte deri ditën e hënë dhe do të fitonin 100% të buxhetit. Për çdo herë që do të përdorej fjala do të ulet 10% nga buxheti. Kjo nuk është zbatuar nga banorët, të cilët e thyen rregullin, i pari ishte Juli dhe më pas banorët e tjerë duke mbetur kështu pa buxhet.

Edhe pse me hyrjen e tij Silvi ka shprehur pëlqim për Erjolën, nga ana e saj deri më tani nuk ka ardhur asnjë përgjigje. Por sipas Meritonit Erjola ka nisur ta pëlqejë e të ketë ndenja për Silvin.