Celebrities Gossip Showbiz

Banorët vendosin me “shpatulla pas murit” Kristin!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Luizi prej disa ditësh ka ngritur pikëpyetje për krisjen e marrëdhënies Kristi-Keisi. Dyshimet e tij  kanë nisur pasi kjo çështje nuk u diskutua në spektaklin e shkuar. Sipas tij kjo mund të jetë një lojë nga ana e çiftit. Ai shprehet se do presë deri sa kjo situatë të diskutohet dhe sqarohet në “Prime-n” e nesërm.

Ditën e sotme Dea ka kërkuar falje publike për një çështje të ndodhur para disa muajsh, ku postuar një video në Instagram teksa ka pyetur se si fëmijët jetim vizatojnë shtëpinë e tyre. Për një periudhë kjo video u bë virale dhe të gjithë kanë reaguar kundra saj. Për atë video Dea ka kërkuar falje edhe më parë dhe ka vendosur ta bëjë përsëri brenda shtëpisë përpara banorëve dhe të gjithë publikut, ku është shprehur se nuk ka pasur atë qëllim.