Celebrities Gossip Showbiz

Bashkëpunimi me videoklip i Elvanës me reperin e njohur sapo u publikua!

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore. Padyshim që ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat.

Vetëm pak pasi ka publikuar bashkëpunimin e saj më të fundit me Mozzik dhe këngën e titulluar ‘POW’ solo që pati një sukses shumë të madh, artistja ka publikuar projektin e saj më të ri që është në bashkëpunim me një reper të ri, por shumë të suksesshëm. Teksa disa orë më parë na ka treguar pak nga videoklipi i saj më i ri, më në fund kemi mundësi ta shohim me pamje këngën ‘EX’ që është pëlqyer jo pak edhe vetëm si audio.

Rikujtojmë se, Mozzik dhe Elvana para disa javësh sollën projektin e tyre më të ri muzikor që quhet ‘Ska’ dhe flet për një marrëdhënie të përfunduar tanimë. ‘Ska’ ka mbi 13 milion klikime në platformën YouTube. Ky projekt ishte pjesë e albumit më të ri që reperi po lançon ‘Lamboziki’.

Nga ana tjetër me këngën e saj solo ‘POW’, bukuroshja ka arritur të renditet në vendin e 5-të në ‘The Top List’, ku mund të votoni në linkun më poshtë nëse doni ta shihni Elvanën të pozicionuar në vendin e parë.

12/03/2022