Showbiz

Bashkëshortja e Adam Levine rikthehet në “Victoria’s Secret”

Një ëngjëll i rikthehet parajsës së “Victoria’s Secret”. Bëhet fjalë për një ndër modelet veterane të kësaj shtëpie mode e cila shumë shpejt do të rishfaqet në pasarelë pas 2 vitesh pushimi.

Behati u shkëput nga puna me “Victoria’s Secret” në vitin 2016 pasi ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë Dusty Rose, ndërsa në 2017-ën solli në jetë fëmijën e saj të dytë që është djalë.

Bashkëshortja e Adam Levine ka lajmëruar rikthimin e saj teksa ishte e ftuar në “Whatch What Happens” me Andy Cohen. Ajo dukej në formë të shkëlqyer ndërsa orë më vonë është fotografuar duke dalë nga provat e “Victoria’s Secret”.

Modelja australiane e cila e ka nisur karrierën e saj në moshën 15-vjeçare, i është bashkuar modeleve të “Victoria’s Secret” në vitin 2007 ndërkohë që u bë zyrtarisht një ëngjëll dy vite më vonë duke u shfaqur në çdo sfilatë të saj e duke u bërë imazhi zyrtar.