Bota

Bashkimi Europian takohet për paketën e ndihmës për Ukrainën!

Sot në Bruksel mbahet një samit i posaçëm i Bashkimit Europian. Aty do të diskutohet lidhur me paketën e ndihmës për Ukrainën në vlerë 500 milion euro. Kujtojmë se ndaj kësaj pakete të ndihmës, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban pati vendosur veto në dhjetorin e vitit të kaluar.

Ukraina ka nevojë urgjente për ndihmë financiare dhe ushtarake, në mes të sinjaleve për një lodhje politike të Perëndimit në kohën kur pushtimi rus i Ukrainës po mbush rreth dy vjet.

Duke adresuar shqetësimet e Kievit zyrtar, një projektligj shtesë për shqetësimet e që përfshin 61 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën është bllokuar nga Kongresi Amerikan, mes kundërshtimeve të ligjvënësve republikanë.

Orban, i vetmi udhëheq i BE-së që ende ka raporte të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, vazhdimisht ka pasur mosmarrëveshje me udhëheqësit e tjerë të Bllokut lidhur me masat për të ndihmuar Ukrainën që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Ai ka shprehur kundërshtime ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë e madje ka hedhur idenë e mbajtjes së bisedimeve të paqes mes Moskës dhe Kievit.

Në samit, udhëheqësit e 27 shteteve anëtare të Bllokut duhet që në mënyrë unanime të mbështesin paketën e ndihmës për Ukrainën, që do të financohet nga buxheti i përbashkët i BE-së.

Budapesti zyrtar ka dhënë sinjale se do të pajtohet për paketën, nëse rishqyrtimi buxhetor do të bëhet çdo vit, duke i dhënë të drejtën Orbanit të drejtën e vendosjes së vetos. Por, deri më tani BE-ja ka rënë dakord mbi një debat vjetor lidhur me ndihmën.

Sipas burimeve, qëndrimi i Hungarisë në këtë samit mbetet i paqartë.

Orban, populist i krahut të djathtë e që është në pushtet që nga viti 2010 po përballet me kritika se kundërshtimi i tij për ndihmën e BE-së për Ukrainën përbën shantazh të Bllokut për miliarda euro fonde, që BE-ja ka ngrirë për Hungarinë dhe kjo për shkak të shqetësimeve të Brukselit për nivelin e demokracisë e të sundimit të ligjit në Budapest.

Para samitit, ministrat e Mbrojtjes të Unionit u mblodhën dje në një takim joformal në Bruksel për të diskutuar mbi nevojën e forcimit të industrisë së mbrojtjes së Bllokut, si dhe për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës.