Showbiz

BBC e pyet rreth akuzave për sulme seksuale, Steven Seagal largohet me furi nga intervista

BBC intervistoi nëpërmjet një lidhjeje vizuale live aktorin e famshëm hollivudian Steven Seagal për të folur rreth fushatës “MeToo” dhe se cfarë qëndrimi mban ai kundrejt kësaj lëvizjeje.

66-vjecari u pyet edhe rreth 3 akuzave për sulme seksuale kundrejt tij, nëse janë apo jo të vërteta dhe se si ndihet ai në këtë ngjarje. I irrituar, Steven është larguar menjëherë nga vendi i intervistës duke i’u shmangur krejtëisht pyetjeve dhe duke e lënë atë përgjysmë.

Seagal është akuzuar për sulme seksuale dhe përdhunim nga aktoret Jenny McCarthy, Julianna Margulies dhe bashkëshortja e Ellen DeGeneres, Portia de Rossi.