BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Film & Tv Showbiz

BBV Live nga Shtëpia/ Jetmiri braktis emisionin! Liam Mandiaro: Heidi mosmirnjohëse ndaj Romeos…

Ka nisur Big Brother Live nga Shtëpia, që është rikthyer në Top Albania Radio, në këtë edicion të tretë, me rekord audience të Big Brother VIP Albania. Për sot, Rozës, Julit, Eglës dhe Erjolës i është besuar një rol i ri, që i shndërron në moderatorë radiofonikë të ndarë në panele, me të ftuarit e tyre në programet që do t’ju shoqërojnë deri në orën 19:00 e ku të papriturat janë të garantuara nga shtëpia më e famshme dhe e vëzhguar në Shqipëri.

Në pjesën e dytë të “Suki, Suki Spec djegës” paneli është ndërruar. Moderatore është Roza Lati. Të ftuar janë Françeska, Jetmiri,  Liami.

Ka nisur me debate pjesa e dytë mse Rozës dhe Jetmirit. Ky i fundit ka akuzuar Rozën se nuk di të të përcaktojë temën dhe nuk po kupton diskursin e bisedës.

Roza: Tema në “Suki, Suki, spec djegës”, ka të bëjë me fjalët kyç që janë përdorur si psh..

Jetmiri: Fjala brekë…

Roza: Po dhe fjala ushtari…. Më pas kaluam tek vikimizimi.. fjala e rradhës duke e parë dhe të arsyeshme është mosmirënjohja..

Jetmiri ndërhyn

Jetmiri: Na e thuaj cila është tema moderatore se nuk po të kuptojmë se çfarë po thua…

Roza: Çfarë mendimi ke për “mosmirënjohjen” Liam?

Liam: Në kontekstin e big brother…mosmirënjohja është goxha e madhe në këtë shtëpi, në 96 orë qw unë kam parë. Psh mes çifteve.. shohim një Romeo dhe një Heidi që janë mosmirënjohës me njëri tjetrin. Shikoj një Heidi që është mosmirnjohëse ndaj Romeos. Nganjëherë duhet ti thuash disa gjëra abstrakte për të kuptuar njerëzit se ku janë…

Në këto momente agravon debati mes Jetmirit dhe Rozës, ku Jetmiri akuzon Rozën se është e paqartë dhe nuk di të përcaktojë temën e diskutimit. Roza me tone të larta i thotë që ë shtë ajo moderatorja dhe e di se si të moderojë dhe nëse nuk i pëlqen dikutimi të largohet

Jetmiri largohet!

Jetmiri: Faleminderit për këtë emision! Keni nevojë të përcaktoni temat se s dini..