Aktualitet

BE-ja njeh Certifikatën e Vaksinimit të Shqipërisë, Rama: Super lajm!

Superlajm e ka cilësuar kryeministri Edi Rama njohjen nga BE të certifikatës së vaksinimit të Shqipërisë. Ai thotë se ky është një tregues së sa e avancuar është Shqipëria në aspektin dixhital, e ndërsa ka dhe një mesazh për ato që duan të shohin vetëm të këqija.Shqiptarët të lirë të lëvizin lirisht në Europë me pashaportën digjitale të vaksinimit.

BE aprovon Shqipërinë, Izraelin dhe Marokun, duke dhënë edhe një shembulll kuptimplotë të progresit tonë digjital, për të gjithë ata që dëshirojnë t’u gëzohen edhe arritjeve, përveçse të shohin vetëm të këqija deri edhe ku nuk ka“, shkruan Rama.