Celebrities Gossip Showbiz

Beatrix Ramosaj ka një ‘shqetësim’ lidhur me rrjetet sociale që e kemi të gjithë ne!

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Lidhja e saj me Donald Veshaj brenda shtëpisë së “BBV”, ndarja e tyre dhe trekëndëshi i formuar Bora-Donald-Trixa kanë qenë në qendër të vëmendjes për muaj me radhë.

Bukuroshja tanimë po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me çdo veprim që bën në rrjetet sociale, duke qenë jo pak e kritikuar, megjithatë nuk i ka ndaluar asnjëherë komunikimet dhe me ndjekësit e saj dhe postimet në Instagram duke vazhduar normalisht jetën e saj. Ditën e sotme ajo ka postuar në Instastory një foto të saj, ku ka shkruar:

Gjëja më e çuditshme e rrjeteve sociale është që ti nuk e di kurrë se kush po të shikon.

Ish-konkurrentja e “Big Brother Vip”, Antonela Berisha, e cila gjatë momentit kur ka ndodhur takimi i Borës me Donaldin ka qenë duke darkuar me Beatriks Ramosaj ka treguar se si u prit nga Triksa ky lajm. Momentalisht Beatrix po shijon suksesin e këngës “Ma shumë se ti”, një bashkëpunim me Dj Geek. Padyshim që teksti i këngës së saj të publikuar para pak javësh u komentua shumë pasi fjalët u konceptuan si një dedikim për Donaldin.