Celebrities Showbiz

Beatrix Ramosaj reagon pasi Vera Ora i doli në krah: “Përulem para punës suaj…”

Rrjedha e ngjarjeve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, bëri që Beatrix Ramosaj të marrë shumë komente nga ndjekës dhe jo vetëm, të cilat jo të gjitha isha pozitive. E në përgjigje të tyre, Beatrix ka postuar një video, për të mos heshtur më.

Që pas lidhjes që ajo krijoi me aktorin e humorit, Donald Veshaj është përballur me një “lum” sulmesh të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Shumë e emocionuar, Beatrix dha një mesazh të fortë për të respektuar mbi të gjitha të drejtat e saj dhe të çdokujt tjetër.

Ndërkaq, menjëherë pasi Beatrix postoi videon në rrjetet sociale, reagimet ishin të shumta. Bukuroshja mori mbështetje nga të gjithë personazhet e njohur të ekranit. Sigurisht të gjithë kanë mbajtur anën e artistes duke i dalë në krah asaj dhe duke “përqafuar” mesazhin se bullizimi nuk duhet të promovohet në asnjë lloj mënyre sepse mund të shkaktojë dëme të parikuperueshme tek njerëzit.

Së fundmi, mbështetje për të ka treguar edhe nëna e aristes shqiptare me famë botërore Rita Ora, Vera. Vera Ora, e cila është psikologe me profesion dhe këshilluese e shëndetit mendor ka shpërndarë në InstaStory-n e saj videon e Beatrix. Krahas kësaj ajo shkroi:

Ngrini zërin kundër bullizimit! Shëndeti mendor ka rëndësi! Stop bullizimit!

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Beatrix ndaj përkrahjes që mori nga Vera duke e falënderuar dhe tha se përulet para punës së saj për shëndetin mendor dhe të drejtat e njeriut. Ajo u shpreh:

U zgjova këtë mëngjes me këtë postim kaq të rëndësishëm për të gjithë ne! E dimë që bullizmi ka rrënjë të thella, sidomos në një komb të vogël si i yni, siç e dimë dhe që ditë pas dite mund të bëjmë një hap përpara për ta tejkaluar atë. Të njohur, ta panjohur, publik, jo publik, më besoni një koment dashakeqës dhëmb njësoj! Faleminderit Vera Ora, përulem para gjithë punës suaj për shëndetin mendor dhe të drejtat e njeriut. Inspirim.

Një tjetër postim ajo e shoqëroi me fjalët:

Vërtet e vlerësoj zemrën tënde të mirë dhe përkushtimin që ke për ndërgjegjësimin ndaj shëndetit mendor. Faleminderit që je zëri i kësaj dhe që dëgjove historinë time. Çdo histori ka rëndësi.