Sport

Bëhuni gati për spektakël, caktohet data për sfidën Mayweather-Paul!

Dueli spektakolar  i boksit mes Floyd Mayweather dhe Logan Paul është vendosur të zhvillohet më 6 qershor në Majemi. Tashmë gjithçka është zyrtare dhe është konfirmuar nga të dyja palët.

Kjo sfidë duhej të ishte zhvilluar në shkurt, por u shty pa afat, ndërsa tashmë ka një datë zyrtare. Mayweather rikthehet në ring pas gati dy vjetësh pushim, që nga dueli i fundit i zhvilluar në nëntor 2019 ndaj japonezit Tenshin Nasukawa.

Kjo përballje me Paulin, një personazh i njohur i YouTube, do të zhvillohet në stadiumin “Rock Hard Arena” të Majemit. Nga kjo sfidë pritet që Mayweather të arkëtojë një shumë të mirë parash.