Celebrities Gossip Showbiz

“Bëjnë 800 euro ato këpucë që ti po i shkel me këmbë”, Antonela dhe Monika debatojnë me tone të ashpra!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

E së fundmi një debat mes dy banoreve ka ngritur paksa tonet e zërit brenda shtëpisë. Bëhet fjalë pikërisht për Antonelën dhe Monikën. Gjatë një bisede të Antonelës me Einxhel në tualet, Monika futet brenda dhe shtyn me këmbë këpucët e Antonelës. Kaq ka mjaftuar që të shkaktohet debat.

Antonela: Monik, më fal! Bëjnë 800 euro ato këpucë që ti po i shkel me këmbë.

Monika: Jo, nuk i shkela, i shtyva.

Antonela: Si nuk i shkele o shpirt, hapu një sekondë. Ça është kjo punë kështu, si shkelni gjërat e të tjerëve?

Monika: I shtyva dhe vetëm kjo…

Antonela: I shtyve? Me këmbë.

Monika: Po

Einxhel: Hë se s’ta bëri me qëllim.

Antonela: E kuptova, po e them që më bezdisi se duhet vetëm me e mbyll gojën ose të dalësh prej shtëpisë që të jesh në rregull.

Monika: E mirë, mirë, më fal! Nuk ka problem, më fal!

Një debat tjetër i ndodhur brenda shtëpisë, është edhe ai mes Einxhelit dhe Ilirit. Pak më parë, prezantuesja e cila  duket se është shumë e mërzitur me Ilirin dhe e ka akuzuar këtë të fundit se gjithë historia e tradhtisë që balerini e tregoi pas kaq shumë kohësh ishte thjesht një strategji për lojën e tij.

Jo vetëm kaq , por më tej Einxhel shtoi se Iliri nuk ngurroi ta ‘kursente’ këtë histori as për vajzën e tij, e cila e ndjek na ekrani.