Showbiz

Bella Hadid dhe The Weeknd më të dashuruar se kurrë

Këtë periudhë marrëdhënia e shumë përfolur e Bella Hadid dhe The Weeknd ka rënë në heshtje duke aluduar fansat se ka diçka që nuk shkon mes tyre.

Ata u rikthyen në krahët e njëri-tjetrit në muajin maj ku u fotografuan duke shkëmbyer puthje në Festivalin e Kanës. Që nga ai moment edhe pse nuk kanë publikuar foto së bashku në rrjetet sociale dyshja kanë qenë të pandashëm.

Fundjavën që sapo lamë pas modelja e famshme ka qenë në Chicago për të mbështetur të dashurin e saj gjatë një koncerti live.