Celebrities Gossip Lajmet e fundit Showbiz

Beniada zbulon vendin se ku po i kalon pushimet!

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Duket se Beniada ka nisur pushimet verore dhe vendi që ka zgjedhur është ndryshe nga ai që mund të kishit menduar. Bukuroshja ka vendosur ti kaloj ditët e relaksit në vendlindjen e saj, Durrësin dhe këtë na e ka bërë me dije me anë të postimeve në Instagram, ku shkruan:

Më në fund te Durrësi ime, po ju ku do i kaloni pushimet?

Duket se së fundmi përveç fushës së modelingut dhe televizionit, Beniada ka vendosur të provojë veten edhe në fushën e biznesit. Vetëm pak më parë modelja ka postuar në Instastory faqen e Instagramit të biznesit të saj të ri, i cili do të jetë një firm veshjesh me emrin “Benny” dhe do të lansohet së shpejti.