Bota Botë e Çuditshme

Besimtarët mblidhen për meshën e përjavshme në një pub, arsyeja që fshihej pas këtij vendimi të priftit!

Një prift në Luksemburg u detyrua të mbante meshën e përjavshme për 250 pjesëtarë të kongregacionit të tij në një pub irlandeze, pasi Kisha ishte mbyllur për rinovime. Vincent dhe Adrienne Clarke, të cilët zotërojnë The Irish Pub në Luksemburg, thanë se fillimisht menduan se telefonata e At Michael Cusack ishte një shaka. Çifti, me origjinë nga Sligo në fakt ishin me pushime kur morën kërkesën e pazakontë.

Sipas çiftit, At Michael kishte dëgjuar se pub-i ishte shumë i madh me shumë vende parkimi dhe duke parë që lokali zakonisht mbyllej të dielën, ai u interesua nëse do ta kishin problem ta ndihmonin për të mbajtur meshën. Adrienne tha se:

 Fillimisht mendova se duhet të ishte një shaka. I thashë Vincentit: “Nuk do ta besosh, por një prift irlandez sapo telefonoi dhe kërkoi të mbajë meshën në lokalin tonë!”

Por kur morën vesh se telefonata ishte e vërtetë, çifti nuk hezitoi ta ndihmonte Atin në misionin e tij. Pasi mori lejen, prifti irlandez Shpëtimtar At Michael vendosi altarin e tij në hapësirën 800m 2 e cila u kthye në Kishën më të pazakontë të momentit.