Bota

Besonte se ishin blasfemuese, turisti amerikan shkatërron statujat e lashta në muzeun izraelit!

Një turist amerikan u arrestua në Jerusalem për vandalizimin e statujave të lashta romake. Ai besonte se këto statuja ishin “blasfemuese” dhe shkelnin Torën. Sipas një njoftimi të Muzeut të Izraelit, 40-vjeçari u arrestua pasi shkatërroi dy prej ekspozitave antike në koleksionin e tij. Bëhej fjalë për dy statuja të lashta romake që datojnë në shekullin II pas Krishtit.

“Ky është një rast tronditës i shkatërrimit të trashëgimisë kulturore. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për këto lloj veprimesh nga ekstremistët fetarë”,-tha kreu i Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit për incidentin. Në një deklaratë, muzeu e përshkroi sulmin si serioz dhe alarmant. Këto statuja janë transferuar tashmë në laboratorin e konservimit të muzeut për t’u restauruar nga ekspertët.