Aktualitet

Betimi i presidentit të ri të Republikës, mesazhe urimi nga BE e SHBA!

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian ka uruar Bajram Begajn në marrjen e detyrës si president i Republikës së Shqipërisë.

Joseph Borrell: Urime Bajram Begajt për betimin si President i Shqipërisë . Mandati juaj fillon pasi vendi juaj ka arritur një moment historik në rrugën e tij drejt BE-së. Ne mezi presim të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën tonë të përbashkët në BE. Ne jemi së bashku më të fortë .

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka uruar Bajram Begajn për betimin si Presidenti i tetë i Shqipërisë postkomuniste.

“Urime Bajram Begajt për inaugurimin e tij si President i ri i Shqipërisë. Ne mezi presim të punojmë me Presidentin Begaj për thellimin e partneritetit të qëndrueshëm SHBA-Shqipëri, forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleatë të NATO-s”, ka shkruar Kim, e cila mungoi në ceremoninë e betimit.

Presidenti i i Këshillit Evroipian, Charles Michel, nëpërmjet njëpostimi në Twitter uron Bajram Begajn për marrjen e detyrës si president.

“Urime për @BajramBegajAL. Marrja e detyrës si President e Shqipërisë . Me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, jemi në një moment emocionues në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë të përbashkët.”, shkruan Michel.