Politikë

Betohet Benet Beci! Merr zyrtarisht detyrën si kryebashkiak i Shkodrës

Benet Beci betohet dhe merr zyrtarisht detyrën si kryetar i Bashkisë së Shkodrës. Në fjalimin e tij të parë, Beci tha se nga sot, nis një erë e re për bashkinë e Shkodrës dhe qytetarët e saj.

Beci: Pavarësisht përkatësive, unë shoh të zgjedhurin e kësaj bashkie tek ju, ku duhet fjala e lirë, ku nuk ka ndasi, sa larg nga bashkia janë apo janë familjarë të vjetër nga familje të mëdha. Do punojmë për të gjithë ata, për fëmijët tanë. Kjo është shtëpia e shkodranëve, dera është e hapur për të gjithë. Nuk do të humbim asnjë çast, për ne Shkodra është e para, zoti e bekoftë Shkodrën dhe shkodranët.

Beci do të jetë në krye të bashkisë së Shkodrës për katër vitet e ardhshme, i zgjehdur nën siglën e Partisë Socialiste.

Në Shkodër sot u mbajt konstituimi i këshillit bashkiak sipas rezultateve të zgjedhjeve të 14 majit.