Showbiz

Beyonce dhe Jay Z dështojnë për të bërë të lumtur vajzën e tyre?!

Prej vitesh tashmë, Jay Z dhe Beyonce po përpiqen të kthejnë emrin e vajzës së tyre në një firmë por ka mjaftuar një planifikuese dasmash për t’jua prishur planet.

Victoria Morales vite më parë ka hapur kompaninë e saj të quajtur “Bleu Ivy” e cila për shkak të emrit kaq të ngjashëm ka bllokuar shndërrimit në firmë të emrit të vajzës së çiftit të famshëm.

Organizatoja jo vetëm që ka kërkuar me ngulm që të bashkëpunojë për këtë firmë me dyshen e këngëtarëve por mes tyre ka nisur edhe një gjyq i ashpër që në vitin 2012 për të drejtat e autorit.

Morales i ka kërkuar atyre që të blejnë emrin për 10 milionë dollarë ndërkohë që ëndrra për të shndërruar emrin e saj në një firmë, për Blue Ivy duket se ka mbetur pezull.