Celebrities Gossip Showbiz

Beyonce është ndjerë e bullizuar dhe e pasigurt në vete?!

Në një intervistë të dhënë së fundmi Beyonce është shprehur në lidhje me kritikat dhe ofendimet që vinin drejt saj për shkak të peshës kur ajo ka qenë pjesë e grupit ‘Destiny’s Child’. Këngëtarja ka qenë vetëm 17 vjeç kur nisi karrierën e saj në grupin e vajzave. Në fillimet e saj edhe pse banda arriti të ishte një nga më të famshmet dhe më të ndjekurat ajo pati disa momente të errëta të karrierës së saj. Ajo është shprehur se

Më kujtohet që fillova të dëgjoja njerëzit që më kritikonin ndërkohë që kisha marrë disa kilogramë kur unë isha 19 vjeç. Asnjë nga veshjet nuk më bënte dhe po ndjehesha e pasigurtë teksa dëgjoja edhe komentet por një ditë u zgjova dhe refuzova që të ndjehesha keq për veten time dhe shkruajta “Bootylicious”

Beyonce opens up about being body-shamed during her Destiny's Child days

Fituesja e çmimeve Grammy tregon se ajo ishte një periudhë e fillimit të fuqizimit të të gjithë meshkujve dhe femrave që po përballeshin me të njëjtën gjë. Beyonce është një nga artistet më të pëlqyera, pasi karriera e saj solo ka qenë më të vërtetë impresionuese dhe mjaft e suksesshme. Ylli i muzikës ka shitur rreth 118 milion albume në të gjithë botën.  Përpos të gjithë statusit të saj si një nga artistet më të njohura me famë botërore, ajo është shumë e mbyllur në lidhje me çdo aspekt të jetës së saj familjare dhe private.

Interesi në lidhje me jetën e saj private shtohet më shumë pasi partneri i saj është rreperi i njohur Jay-Z por që të dy këngëtarët gjithmonë janë treguar shumë të mbyllur për këtë pjesë. Artistja legjendare gjithashtu ka pranuar se është mjaft e vështirë dhe duhet të luftosh në lidhje me privatësinë e jetës tënde prandaj dhe ajo kujdeset shumë për faktin se me kë i ndan momentet e caktuara të jetës së saj private.