Lifestyle

“Bie” teoria konspirative “QAnon” në Facebook

Pas tre vitesh, Facebook merr masa dhe nga sot ndaloi të gjitha llogaritë që lidhen me “QAnon”. Eshtë fjala për teorinë e pabazuar të konspiracionit sipas së cilës Presidenti amerikan, Donald Trump, po zhvillon një luftë të fshehtë kundër pedofilëve që adhurojnë djallin në qeveri, biznes e media.

“QAnon” nisi të qarkullojë në vitin 2017 duke u përhapur përmes grupeve sekrete në Facebook, llogarive në Twitter dhe videove në YouTube. Në muajt e karantinës në kuadër të masave anti-COVID, pati një rritje të ndjeshme të numrit të grupeve të “QAnon”-it në Facebook”. Tashmë, rrjeti social ka marrë masa por fshirja është punë që kërkon ditë ndoshta dhe javë. Në korrik, “Twitter”-i ndaloi mijëra llogari po në lidhje me këtë teori.