Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet

Bien shifrat, MSH publikon bilancin ditor të COVID-19!

Katër viktima dhe 444 raste të reja është bilanci i koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2680 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 213 qytetarë në Tiranë, 25 në Elbasan, nga 19 qytetarë në Vlorë, Kamëz, Durrës, 17 në Fier, 16 në Lushnjë, 15 në Krujë, 10 në Vorë, nga 8 qytetarë në Berat, Shkodër, nga 7 qytetarë në Lezhë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Devoll, Tropojë, 5 në Mat, nga 4 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Peqin, Kuçovë, Sarandë, Has, nga 2 qytetarë në Roskovec, Përmet, Memaliaj, Korçë, Dimal, Gramsh, nga 1 qytetar në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Dropull, Delvinë, Himarë, Patos, Dibër, Shijak, Mirditë, Kukës, Pukë.

4 pacientë kanë humbur betejën nga virusi vdekjeprurës: një qytetare nga Puka 67 vjeçe, një qytetar nga Patosi 73 vjeç, një qytetare nga Lushnja 79 vjeçe, një qytetar nga Lezha 82 vjeç.

Aktualisht, janë 7032 pacientë me Covid 19 në të gjithë vendin. Në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 315 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,790 që nga fillimi i epidemisë.