Showbiz

Blake Lively poston foto me një model nudo, ja si reagon bashkëshorti i saj Ryan Reynold

Aktorja hollivudiane Blake Lively është ende duke bërë debutimin e filmit të saj më të fundit “A Simple Favor” dhe për ta promovuar atë edhe në rrjetet sociale, bukurosha ka postuar disa foto jo të zakoshme.

Në të gjitha pozat e saj ishte i pranishëm një model i zheshur i cili në foton e parë qëndronte i shtrirë me këmbët e ngritura duke i shërbyer asaj një martini.

Sa i përket fotos së dytë, Blake qëndron e shtrirë duke shijuar pijen e saj e cila shfaqet si simbol edhe në film por këtë herë vetë ajo mbështeste këmbët sipër modelit duke e ‘nënshtruar’.

Bashkëshorti i saj Rayan Reynolds nuk ka rezistuar pa lënë komentet e tij ngacmuese në foton e aktores. “Duket djalë i mirë” ,shkruan Reynolds me humor dhe ironi, komenti i të cilit ka bërë për të qeshur qindra persona.