Celebrities Showbiz

Bleona Qereti e mbuluar me gjak, çfarë ka ndodhur?!

Prej vitesh tashmë ajo jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka premtuar se do bëhet një yll i madh ashtu si të gjitha artistet me famë ndërkombëtare.

Duket se Bleona Qereti nuk po lë gjë pa provues e pse jo fundja kur Amerika thuhet se është toka ku ëndrrat bëhen realitet. Së fundmi, krahas projekteve muzikore, këngëtarja shqiptare i ka hyrë edhe aktrimit ku është bërë pjesë e disa roleve filmike në SHBA.

Pak orë më parë ajo ka postuar në rrjetin social Instagram një video ku shfaqet e mbuluar me gjak. “Brooke is Dead”, duket se quhet realizimi më i fundit filmik ku ajo është bërë pjesë megjithatë Bleona është treguar mjaft misterioze.

Ajo nuk ka zbuluar shumë detaje duke e bërë disi të paqartë faktin nëse bëhet fjalë për një film apo një klip muzikor.