Bota

Bllokohen turistët britanikë! Radhë të gjata në portin e Doverit, anglezët po paguajnë për BREXIT

Në kushtet kur kaosi nga aeoroportet është transferuar tek portet, pushuesit anglezë janë me mijëra që presin nga 7 orë deri mbi 24 orë për te kaluar në Francë përmes portit të Doverit dhe Folkestone në tunelin nëndetar që lidh Anglinë me Francën.

Radhët janë kilometrike, duke krijuar kështu një parkim gjigand makinash dhe për këtë autoritetet e portit të Doverit, fajësojnë Brexit-in, që tashmë nënkupton se kontrollet e paspaortave janë më rigoroze dhe kërkojnë kohë. Ato thonë se kanë pasur gjashtë vite kohë që nga referendumi për të dalë nga Bashkimi Evropian për tu përgatitur per situatën.

Deklarata e drejtuesit të portit të Doverit vjen pasi ai pretendoi se Doveri ishte sabotuar nga stafi francez i kontrollit kufitar si dhe kabinat e lëna bosh të enjten dhe të premten.

Kjo situatë ka bërë që të ndërhyjë edhe Ministrja e Jashtme Liz Truss, një nga dy kandidatet për të zëvendësuar Boris Johsosn në polemikën e cila është bërë e përvitshme tashmë mes Francës dhe Anglisë për çështjet e kufirit duke e cilësuar atë “tërësisht të shmangshme”.

Ndërkohë francezët kundërpërgjigjen se faji duhet kërkuar tek vendimi për t’u larguar nga Bashkimi Evropian duke shtuar se porti i Doverit është shumë i vogël për këtë nivel trafiku.

Padyshim në këto radhë kilometerike ka edhe familje shqiptare që në këtë periudhë largohen nga Anglia drejt vendlindjes për pushimet e verës, të cilet me siguri do kenë pasoja me prenotimet për kalimin me tragetet apo përmes tunelit nëndetar.

Këto situata dëshmojnë se sa pak informacion pati në fushatën e Brexit kur qeveria e djathtë e Boris Johnson trumbetonte se Brexit do frenonte të huajt të vinin në Britani dhe jo pengesat që mund të kishin britaniket për të shkuar në Evropë, duke e konsideruar udhëtimin drejt Evropës si privilegj historik.