Showbiz

Bon Jovi zgjeron fondacionin “Soul” për të ndihmuar familjet në nevojë

Rrokeri dhe filantropi i famshëm Bon Jovi dhe bashkëshortja e tij Dorothea po zgjerojnë fondacionin e tyre “Soul” duke hapur restorante të reja për të ushqyer të varfrit.

Restorantin e tyre të parë “The Soul Kitchen” ata e kanë hapur në vitin 2011 ku njerëzve në nevojë u ofrohej 1 vakt falas në ditë. Ushqimet në këtë restorant janë krejtësisht bio të marra nga kopështi i tyre.

Tashmë artisti është në prag të hapjes së një restoranti tjetër në New Jeresy që pak kohë më parë u godit nga uragani Sandy.

Ushqimet do të kenë një vlerë krejtësisht simbolike edhe nëse ka njerëz që nuk mund të paguajnë dot atëherë ata mund të ushqehen duke bërë punë vullnetare në restorant.