Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Reperi Snoop Dogg ka zbuluar së fundmi se ka një frikë të madhe nga kuajt. Artisti i njohur ka përmendur gjithashtu se gruaja e tij, Shante Broadus, ka pasur një kalë por, Snoop Dogg kishte aq frikë nga kali saqë largohej nga kafsha dhe shmangte çdo ndërveprim me të. Në një episod të emisionit të tij në YouTube, “Double G News”, Snoop diskutoi rreth frikës së tij nga kuajt teksa bisedonte me të ftuarën Tiffany Haddish, e cila përmendi ëndrrën e saj për kalërim në një fermë.

2. Millie Bobby Brown, aktorja 19-vjeçare e njohur për rolin e saj në “Stranger Things”, ka zbuluar detaje të reja mbi planifikimin e dasmës së saj me të fejuarin Jake Bongiovi, djalin e rokerit legjendar Jon Bon Jovi. Çifti shpalli fejesën e tyre në prill pas dy vitesh lidhje. Brown zbuloi se planifikimi i dasmës ka qenë gjithçka tjetër veçse stresues, falë përfshirjes së Bongiovi në proces. Në lidhje me performancën e mundshme të vjehrrit të saj të ardhshëm në dasmë, Brown deklaroi se Jon Bon Jovi nuk do të ngjitet në skenë.

3. Regjisori i njohur Ben Affleck dhe aktorja Jennifer Garner janë fotografuar së fundmi në momente intime teksa ishin brenda makinës së Affleck. Në fotot e marra ekskluzivisht nga PageSix, dy ish-partnerët ndanë një përqafim ndërsa Garner u përkul përpara nga sedilja e pasme e automjetit të Affleck. Vajza më e vogël e ish-çiftit, Seraphina, ishte ulur në anën e pasagjerit pranë babait të saj.

4. Gjithçka që lidhet me Lionel Messi-n tërheq vëmendjen e miliona ndjekësve të tij, edhe detaji më i vogël mund të shkaktojë bujë, siç ndodhi me zbulimin e fotos që ai ka në profilin e tij në WhatsApp. Në një intervistë me ABITARE Comunicaciones, nipi i Messi-t zbuloi foton e profilit që ka xhaxhai i tij në WhatsApp dhe e bëri këtë me pak mister. Fotoja që Messi kishte përdorur tashmë kur dërgoi urimet e tij të Vitit të Ri, një foto familjare e bërë në fushë teksa festonte titullin e Kupës së Botës në Katar 2022 me Argjentinën, me gruan e tij Antonela Roccuzzo dhe tre djemtë e tyre Thiago, Ciro dhe Mateo, ku në mes të këmbëve të Leos është trofeu për “Lojtari më i mirë i Botërorit”.

5. Në muajin maj qarkulloi lajmi se këngëtarja e njohur Cher dhe Alexander ‘AE’ Edwards i kishin dhënë fund lidhjes së tyre, pas më shumë se gjashtë muajsh romancë. Disa kohë më parë thuhej se dyshja e njohur ishin fejuar por burimet zbuluan se kjo gjë nuk ishte e vërtetë. Ndërkaq, së fundmi këngëtarja legjendare dhe muzikanti 37-vjeçar janë parë duke darkuar në “Funke” të Beverly Hills.