Aktualitet

Braçe-Bordit: Nafta 112-113 $ për fuçi, kujt i referoheni për çmimin? Reagon Shoqata: Krahasimi nga injoranca e thellë

Ish- zv.kryeministri Erion Braçe ka pasur një mesazh të drejtpërdrejtë për Bordin e Transparencës, i cili vendos çmimet me sa do të shitet nafta, benzina dhe gazi. Ai sjell në vëmendje që sot çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare ka shkuar nga 120 dollarë/fuçi që ishte në 31 maj, sot në 2 qershor ka shkuar në 112-113 dollarë. Për rrjedhojë ai i bën thirrje që të reflektojnë këto çmime edhe për tregun shqiptar, teksa ka ngritur edhe dyshime për bazat mbi të cilat përcaktohen këto çmime.

“Nafta tani; Nga 120 dollarë/fuçi më 31 maj, në 112-113 dollarë/ fuçi tani.

Meqë po shisni me 248 leke/litër, jo për gjë tjetër! Se ju shisni sipas bursës apo jo, jo sipas rezervave te rafinerive e sipas rezervave tuaja kur blini nga rafineritë! Apo jo”, shkruan Braçe.

Nga dje qytetarët blejnë naftën “sa qimet e kokës” pasi u shtrenjtua, duke shkuar në 248 lekë/litri, nga 239 që ka qenë më herët. Rritje ka pësuar edhe benzina, e cila do të shitet me 244 lekë, pra 7 lekë më shumë, teksa gazi ka mbetur i pandryshuar dhe do të vijojë të shitet me 90 lekë.

Çmimi i naftës prej 248 lekë litri që u vendos dje, ka qenë ndër më të lartët që ka vendosur Bordi i Transparencës. Maksimumi ka qenë 249 lekë litri.

Postimi i Erion Braçes

Pas këtij publikimi të ish zv/kryeministrit Erion Braçe, ka reaguar Shoqata e Hidrokarbureve. Në një deklaratë me shkrim cilësohet spekulim dhe keqinformim postimi i Braçes.

“Te flasesh per cmimin per fuci e te besh krahasim me cmimin e shitjes se karburantit ne pikat qe tregtojne me pakice, nuk eshte gje tjeter vetem nje shfaqje e nje injorance te thelle ne ekonomine dhe tregtine e naftes. Fucia eshtë tregues i naftes se pa perpunuar dhe kjo po bie (edhe pse jo kush e di se cfare) pasi rafinerite nuk po e kerkojne pasi me keto cmime ato dalin me humbje. Nafta per transport, pra per makina ndryshe nga ajo ne fuci, ne treg varet nga kuotimi qe i behet cdo dite cmimit ne publikim e cmimeve PLATT’S dhe behet ne USD per ton. Ky cmim po rritet pavaresisht se nafta e pa perpunuar (fucia) ka pesuar pak renie” thuhet ne njoftimin e Shoqatës së Hidrokarbureve.

Deklarata e plotë e Shoqatës së Hidrokarbureve

Duke pare keqinformimin qe i behet opinionit publik nga persona jo te fushes, qe spekullojne
dhe kerkojne te manipulojne informacionin e qe ne kohe krizash shfaqen me shumice vetem per
te marre eperfituar kapital politik detyrohemi te sqarojme:
Te flasesh per cmimin per fuci e te besh krahasim me cmimin e shitjes se karburantit ne pikat
qe tregtojne me pakice, nuk eshte gje tjeter vetem nje shfaqje e nje injorance te thelle ne
ekonomine dhe tregtine e naftes.
Fucia esht tregues i naftes se pa perpunuar dhe kjo po bie (edhe pse jo kush e di se cfare) pasi
rafinerite nuk po e kerkojne pasi me keto cmime ato dalin me humbje. Nafta per transport, pra
per makina ndryshe nga ajo ne fuci, ne treg varet nga kuotimi qe i behet cdo dite cmimit ne
publikim e cmimeve PLATT’S dhe behet ne USD per ton. Ky cmim po rritet pavaresisht se nafta
e pa perpunuar (fucia) ka pesuar pak renie, kjo se duke u ulur kerkesa per nafte te pa perpunuar
(fuci), rafinerite po krijojne mungese ne treg te naftes per transport (makina).
Po te flasim “per marakun” se bordi po favorizon kompanite kushdo mund te verifikoj nga
bilancet e kompanive se mesatarisht 5 lek per liter shpenzime operative nuk u lejohet kompanive
ti perfshijne ne cmimin e tabeles.
Per nje verifikim real e koherent ju bejme me dije se nga korigjimi i cmimit i dt 1.6.2022
cmimi i publikuar ne Platt’s, usd per ton tregon se nafta per makina eshte rritur me + 26 $/toni.
dhe benzina + 17,5 $/toni.
Kjo do te thote se deri ne korigjimin e bere nga bordi, vetem per kete efekt, kompanite shesin
me humbje -3 leke/lit naften dhe -2,7 leke/lit benzinen.
Se fundmi keta gjitholog qe japin kaq mendje te vlefshme i ftojme te gjejne operatore te rinj
qe te hyne ne kete treg meqenese shikojne kaq fitime te medha. Ky sistem qe kemi zgjedhur kete
ka si ilac per cmime te pa drejta qe pretendohen dhe jo fjale dhe retorike boshe.
Me poshte gjeni dhe perllogaritjet:
Shoqata e The Association
Shoqërive të Of the
Hidrokarbureve Hydrocarbon Societies
TIRANA-ALBANIA TIRANA-ALBANIA
website:www.albhydrocarbon.com
*************************************************************************
Adresa: Blv: “Dëshmorët e Kombit” Dy Kullat, kulla 2, Kati 9, Email: [email protected] Tel: 04 22 80 222
Mbyllja e cmimit ne Platt’s ne date 01.06.2022:
1. Benzina 1396.50 $/Ton
(+ 17.5 $/Ton nga mbledhja e fundit)
2. Diesel 1270 $/Ton
(+ 26 $/Ton nga mbledhja e fundit)
3. Kursi i kembimit: 112.82 (- 0.1 nga mbledhja e fundit)
Çmimet tavan:
Diesel:
Shumica = 239 leke/litiri nga 236 leke/litiri qe eshte ne fuqi
Tabela =251 leke/litiri nga 248 leke/litiri qe eshte ne fuqi
Benzina:
Shumica = 234 leke/litiri nga 232 leke/litiri qe eshte ne fuqi
Tabela = 246 leke/litiri nga 244 leke/litiri qe eshte ne fuqi
Gazi për auto (sipas faturës):
Shumica = 78
Tabela = 90
Me respekt
Shoqata e Shoqerive te Hidrokarbureve
Luigj Alijaj