Celebrities Design Health & Beauty

Bukuria arbëreshe përmes aparatit të fotografit të njohur Mario Testino!

Bukuria e arbëreshëve të Italisë ka rrëmbyer zemrën e fotografit nga Peruja, Mario Testino i cili përmes aparatit të tij ka përjetësuar bukuritë e tyre. Testino pak kohë më parë vizitoi Horen e Arbëreshëve për të parë më nga afër kulturën e shqiptarëve të larguar nga atdheu i tyre dhe mesa duket ka mbetur i mahnitur.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Instagram’, Mario ka publikuar foton e një vajze të veshur me kostum tradicional arbëresh. Duhet të theksojmë se kjo është fotografia e parë që fotografi ka shkrepur gjatë vizitës në zonat e arbëreshëve.

Në përshkrimin e fotos, fotografi shkruan se arbëreshët nuk i kanë harruar kurrë traditat shqiptare dhe i kanë ruajtur gjithmonë lidhjet me vendin e të parëve. Ndër të tjera ai thotë se takimi me ta i kujtoi se si nuk duhet ta harrosh kurrë se nga vjen.

Elegancë, gruaja Arbëreshe. Vitin e kaluar pata mundësinë që të fotografoj popullin Arbëresh me prejardhje shqiptare që mbërriti në Siçili disa shekuj më parë duke u bërë pjesë e Italisë, por duke mos i harruar kurrë traditat dhe lidhjet e tyre me vendin e të parëve. Takimi me ata ishte një eksperiencë e mahnitshme dhe më kujtoi mua si një Peruan se të largohesh nga vendlindja nuk do të thotë të humbasësh atë që ti je.