Showbiz

Cardi B drejt divorcit me reperin Offset

Në momentin kur gjërat dukeshin se po shkonin për mrekulli mësohet se Cardi B dhe bashkëshorti i saj Offset do të nisin procedurat për divorc.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ylli i “I Like That” nëpërmjet një video-je të postuar në profilin e saj në Instagram. Reperja ka shpjeguar se me Offset kanë një shoqëri mjaft të mirë madje janë kolegë të mrekullueshëm në punë por mesa duket dashuria për njëri-tjetrin është shuar muajt e fundit.

26-vjeçarja rrëfeu se prej muajsh ata janë përpjekur të mbajnë gjallë marrëdhënien e tyre të dashurisë por duket se nuk ja kanë dalë. Dyshja u martuan vitin e kaluar dhe pak muaj pas martesës erdhi në jetë vogëlushja e tyre Kulture.