Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Çfarë duhet të bëni para konsumimit të vaktit në mënyrë që të humbni peshë…

Ngrënia e perimeve para karbohidrateve gjatë vakteve, mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Hulumtimet tregojnë se ngrënia e perimeve stimulon prodhimin e GLP-1, një hormon që ju bën të ndiheni të ngopur. Kur mbushni stomakun me perime, karbohidratet nuk do të treten aq shpejt dhe nuk do të nxitojnë aq shpejt në qarkullimin e gjakut.

Kërkimet e mëparshme kanë treguar se rendi i vakteve mund të ndikojë gjithashtu në ngopje. Duke zgjedhur fillimisht të hani perime, ju mbushni stomakun me fibra të shëndetshme dhe më pas zvogëloni sasinë e karbohidrateve që dëshironi t’i hani.

Studimi shikoi se si renditja e vakteve ndikon në prodhimin natyral të GLP-1. Studiuesit japonezë studiuan 22 të rritur midis moshës 35 dhe 70-vjeç për të parë sesi koha që konsumonin karbohidrate ndikoi në një sërë masash, duke përfshirë sasinë e hormoneve që prodhonin.

Perimet janë vetvetiu ushqimet me më pak kalori kështu që përfshijini sa më shumë në dietën tuaj. Kungujt kanë vetëm 16.5 kalori/100g dhe kjo i bën shumë të lehta dhe të shëndetshme. Ata shkojnë shumë mirë me shumë gatime verore, si krapi dhe peshku i mbushur. Për ata që e pëlqejnë shumë, hahen edhe të thjeshta, si sallatë me vaj ulliri dhe limon.