Showbiz

Çfarë fshihet pas fotove të reja të Dafinës?!

Këngëtajra shumë e dashur e publikut Dafina Zeqiri pak ditë më parë bëri disa postime në Insta Story për të gjitha vajzat që hiqen si feministe.

Ylli i muzikës bëri disa shkrime si ‘diss’ për të gjithë ato femra që shtiren si dikush që nuk janë dhe që sulmojnë vajzat e tjera të suksesshme në vend që t’i mbështesin. Dafina theksoi se do të jetë gjithmonë aty për vajzat e saj dhe së fundmi këngëtara ka vijuar të bëjë dedikime të tilla duke i bashkangjitur disa foto të reja.

Nëse bëni një vizitë në profilin e saj të Instagram-it do të shihni fotot e reja të Dafinës ku duket mjaft e kuruar e me një stil të veçantë. Këto detaje na bëjnë të dyshojmë se ajo mund të jetë duke na përgatitur për ndonjë projekt të ri muzikor që do të fuqizojë femrat.

Po ju si mendoni?