Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa ka shprehur zhgënjimin e saj me perceptimin e publikut për të. Në një intervistë për “Rolling Stone”, këngëtarja u shpreh se di të bëjë më tepër sesa muzika.

Nuk e di nëse njerëzit e besojnë se më pëlqen të lexoj libra. Ata nuk duan që unë të merrem me politikë. Ka shumë më tepër për mua sesa thjesht ajo që bëj.

2. E ftuar në “Pardon My French” ka qenë Beniada Nishani. Ajo njihet gjerësisht në botën e modeling-ut dhe televizionit, ku ju rikujtojmë se ka qenë një nga banoret më të spikatura në “Big Brother Vip Albania 1”. E teksa tashmë ka nisur rrugëtimin edicioni i tretë i këtij programi, Beniada ka hedhur një vështrim rreth kësaj eksperience mjaft unike. Me shaka gjatë Prime-t të parë, u dha klipi prezantues i Sabianit ku thoshte se do të futej sërish në shtëpi për herë të tretë. A e mendon Beniada rifutjen në shtëpinë e BBV?

Më ra pika kur pashë Sabianin. Thashë ‘përse Sabiani po dhe unë jo’. Përse jo?! Unë jam kënaqur pa fund. Jemi kënaqur, kemi ngrënë, kemi pirë, kemi kërcyer. Çfarë do më shumë? (qesh)

3. Arnold Schwarzenegger është ndaluar për një kontroll të detajuar në një aeroport e Munihut teksa udhëtonte. Aktori i “Terminator” ishte duke udhëtuar në Gjermani nga Los Angeles, por raportohet se u ndalua nga oficerët e kontrollit në Mynih, për të inspektuar bagazhin e tij. Sipas mediave të shumta, ata gjetën një orë luksoze Audemars Piguet në valixhen e 76-vjeçarit, e cila u bë shkak për ndalimin e tij.

4. Roza Lati, ka qenë duke bërë një bisedë me Rike Roçin në dhomën e gjumit. Rikja ka dashur ta ngacmojë paksa Rozën, lidhur me jetën e saj personale. Ajo fillimisht e ka pyetur nëse ka një lidhje jashtë, pyetje së cilës Roza i ëshë përgjigjur ‘jo’ dhe madje ajo ka konfirmuar se ka rreth një vit që është ndarë nga i dashuri i saj. Ndër të tjera, Roza përmendi dhe lidhjen e saj të dikurshme me një personazh VIP kur ishte ende e re, duke nënkuptuar këtu artistin Stine.

Rikja: A do të krijoje një lidhje këtu brenda?

Roza: Zemra ime, unë nuk dua çuna VIP-a, le të jemi ne gocat VIP-at e shtëpsë, ylli i shtëpisë jemi ne femrat. Dy yje në shtëpi, kush do kërkojë famë më shumë? Unë jam pak tradicionale në këtë pjesë. Nuk merrem me çuna ekrani. Jam marrë unë njëherë me një këngëtar kur isha 17-vjeçe. Dashuria ishe e madhe por fama të jep shumë presion. E pashë si ishte lidhja me një të famshëm edhe unë nuk merrem me të famshëm. Kam qejf që burri të jetë me kostum, jo me streçe.

5. Opinionsti Arbër Hajdari, në një intervistë për Ronaldo Sharkën në “E diell”, pak para fillimit të “Big Brother VIP 3”, tregoi për ndjesinë e të qenurit prind dhe eksperiencën e tij për herë të tretë si opinionist në këtë reality show. Këtë edicion, në krah të tij si opinioniste, do të jetë Ori Nebijaj, për të cilën u shpreh se mendon që do të kenë një marrëdhënie të mirë. Përsa i përket marrëdhënieve me dy ish-opininistet e “Big Brother VIP” Zhaklina Lekatari dhe Balina Bodinaku, Arbri shprehet se për rikthimin e tij në “Big Brother” ia ka uruar vetëm Zhaklina.

Po, Zhaklina më ka uruar.