Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ndodhi me Elita Rudin që u shtrua në spital?

Elita Rudi edhe pse nuk ka qenë aktive në jetën e saj profesionale si prezantuese, nuk na ka munguar dhe aq shumë shumë pasi poston vazhdimisht në rrjete sociale. Ajo poston shpesh momente me fëmijët, me bashkëshortin e saj reperin Gjiko dhe foto të sajat.

Elita, gjithashtu nuk ka ngurruar të tregojë disa momente të vështira që duket se ka kaluar. Prezantuesja ka ndarë me ndjekësit disa fotografi në Instastory ku ta treguar se ka qenë në spital, pasi tregon se ka kaluar probleme shëndetsore. Ajo u kërkon atyre të kenë kujdes me shëndetin dhe ka falenderuar mjekët që e kanë ndihmuar në shërimin sa më të shpejtë të saj.

Pas disa ditëve me vështirësi shëndetsore desha të falenderoj mjekët që u kujdesën për mua gjithë këto ditë dhe po vazhdojnë të kujdesen ende. Mos harroni të kujdeseni për veten, shëndeti mbi të gjitha.

Elita nuk ka treguar detaje se çfarë e detyroi atë të shkonte në spital, por fatmirësisht tregon se është më mirë.

Ndërkohë, kujtojmë se reperi Gjiko dhe Elita u bënë prindër për herë të dytë në mars këtij viti me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Bota.