Showbiz

Çfarë po ndodh mes The Weeknd dhe ish të dashurës së Justin Bieber?!

Ditë më parë ata u fotografuan në shoqërinë e njëri-tjetrin në festivalin “Coachella” pak momente pasi Bella Hadid pranoi se nuk ishte ajo me të cilën The Weeknd ishte puthur.

Këngëtari kanadez u shfaq i shoqëruar nga ish e dashura e Justin Bieber, Chantel Jeffries. Ndryshe nga pjesa më e madhe e ish të dashurave të Justin, Chantel nuk është vetëm modele, por një stiliste, blogere si edhe një Dj mjaft e talentuar.

Fillimisht mendohej se dyshja ishin në një lidhje të re dashurie e më pas u përfol se ata qëndruan bashkë për të xhelozuar ish partnerët e tyre.

Burime pranë The Weeknd konfirmuan për “Daily Mail” se ai dhe Chantel janë vetëm miq të mirë që ndajnë pasionin e përbashkët për muzikën. Këngëtari i hitit “Call Out My Name” është single dhe ende po vuan ndarjen nga Selena Gomez.