Celebrities Gossip Music Showbiz

Këngëtari kroat, Daniel Popovic do të padisë The Weeknd për plagjiaturë!

Këngëtari kroat, Daniel Popovic, thuhet se do ta padisë The Weeknd për vjedhjen e melodisë së një prej këngëve të tij. Bëhet fjalë për vjedhjen e supozuar të melodisë për hitin e The Weeknd, “Save Your Tears”. Popovic beson se këngëtari ka marrë melodinë e këngës së tij “Znam da ti si ta” nga fillimi i viteve ’90.

Daniel ka treguar për InMagazin se përgatitjet për padinë tashmë janë duke u zhvilluar.

Kemi punësuar një studio ligjore, një kompani diskografike që në njëfarë mënyre do të bëhet “pronësi” e kësaj kënge që të vazhdojmë me të, kështu që ajo kontratë tashmë është duke u përgatitur, do të nënshkruhet dhe pastaj do të vazhdojmë.

Daniel këtë vit feston 50 vjet të karrierës së tij. Mega-hiti i tij “Julie” pushtoi Evropën në vitin 1983. Kjo këngë u interpretua në dhjetë gjuhë botërore dhe Danieli zbukuroi kopertinat e revistave vendase dhe evropiane. Ndërkaq, këngëtari i njohur kanadez Abel Makkonen Tesfaye ka performuar me emrin skenik The Weeknd që nga viti 2009, ka fituar katër çmime Grammy dhe ka shitur mbi 75 milionë albume muzikore. Në një intervistë të re me ‘W Magazine’, ylli i muzikës pop zbuloi planet e tij për t’u tërhequr nga emri i tij aristik.