Celebrities Film & Tv

Çfarë pritet të ndodhë me “Golden Globes 2022”?

Pasi një ngjeshjeje në kalendarin e sezonit të çmimeve festa e zhurmshme e njohur për kandidatëtët për ‘Oscar’ dhe  ‘Golden Globes’ janë zhytur në polemika të shumta dhe nuk do të transmetohen nga ‘NBC’ në vitin 2022. Nga kritikat e bëra kundër Shoqatës së Shtypit të Huaj të Hollywood-it ndaj grupit të vogël të gazetarëve ndërkombëtarë që votojnë për çmimet dhe për mundësinë e rikthimit të tij në ekran në vitin 2023.

Pse u kritikua Shoqata e Shtypit të Huaj të Hollywood-it në vitin 2021?

Më 21 shkurt 2021, një hetim i Los Angeles Times akuzoi HFPA për “vetë-trajtim” dhe theksoi konfliktet e mundshme të interesit. Midis tyre ishte edhe fakti që 30 anëtarë të HFPA ishin dërguar në Francë për të vizituar xhirimet e ‘Emily in Paris’ në vitin 2019. Dy vjet më vonë, seriali u nominua për dy Golden Globes, ndërsa shfaqjet më të vlerësuara nga kritika si “I May Destroy You” ishin nënvlerësuar. Gjithashtu u zbulua se organizata nuk kishte anëtarë me ngjyrë pjesë të saj. Meher Tatna, ish-presidenti i saj, është shprehur për ‘Variety’ se nuk kishte pasur asnjë anëtar me ngjyrë për të paktën dy dekada. Reagimi ishte i shpejtë, me disa ish-të nominuar për ‘Golden Globe’ duke përfshirë këtu Ava DuVernay që kërkoi ndryshim përmes mediave sociale. Vetëm disa ditë përpara ceremonisë së ‘Golden Globes 2021’ më 28 shkurt, HFPA u përgjigj me një deklaratë duke thënë:

Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të siguruar që anëtarësimi ynë të jetë reflektues i komuniteteve në mbarë botën që e duan filmin, TV dhe artistët që i frymëzojnë dhe edukojnë ata. Ne e kuptojmë se duhet të sjellim anëtarë me ngjyrë, si dhe anëtarë me prejardhje të tjera të nënpërfaqësuara dhe do të punojmë menjëherë për të zbatuar një plan veprimi për të arritur këto qëllime sa më shpejt të jetë e mundur.

Çfare ndodhi me pas?

Gjërat shkuan shpejt nga e keqja në më keq. Në muajin mars të vitit 2021, HFPA punësoi një këshilltar të ri strategjik të diversitetit dhe u zotua se të paktën 13% e anëtarësimit të saj do të ishin me ngjyrë. Megjithatë, në muajin prill, ‘Deadline’ raportoi se anëtari i HFPA-së dhe ish-presidenti me tetë mandate Philip Berk kishte dërguar një email duke shpërndarë një artikull që etiketonte ‘Black Lives Matter’ si një lëvizje urrejtjeje raciste. Berk u përjashtua, por incidenti shkaktoi një zinxhir ngjarjesh që çuan në largimin e firmës së komunikimit në krizë të HFPA dhe konsulentit të diversitetit.

Organizata zbuloi plane të mëtejshme për reforma në muajin maj duke premtuar të propozojë kufizime për dhuratat që votuesit e saj mund të pranojnë por ‘Netflix’, ‘Amazon Studios’ dhe ‘WarnerMedia’ njoftuan të gjithë se do të bojkotonin HFPA derisa të kishte një ndryshim më domethënës. Më 10 maj, NBC bëri​​ një deklaratë duke thënë se nuk do të transmetonte ‘Golden Globes 2022’.

Pra, a do të zhvillohen akoma ‘Golden Globes 2022’? 

Po, por jo në formatin me të cilin jemi mësuar. Më 11 tetor, një burim konfirmoi për Variety se HFPA po planifikon të njohë performancat e 2021 për të festuar punën e madhe të industrisë që vitin e kaluar në ‘Golden Globes’, megjithëse se si do të bëhet saktësisht kjo ende nuk është bërë e ditur.

Kur do të zhvillohen ‘Golden Globes 2022’?

Çmimet e 79-ta vjetore të ‘Golden Globe’ janë planifikuar të zhvillohen më 9 janar 2022. Ceremonia tjetër e planifikuar për atë natë? Çmimet e Zgjedhjes së Kritikëve 2022, duhet të jenë të ndjekura mirë dhe në terma afatgjatë mund të zënë fare mirë vendin e parë si ngjarje që nis sezonin e çmimeve.

Kur do të shpallen nominimet për ‘Golden Globes 2022’?

Nominimet për ‘Golden Globes’ do të zbulohen më 13 dhjetor të këtij viti. Në pritje të studiove që refuzojnë të paraqesin filma dhe shfaqje televizive për shqyrtim, HFPA i dërgoi së fundmi një letër industrisë duke thënë se aplikimet nuk do të kërkoheshin më këtë vit. Si rezultat, prisni të shihni të gjitha hitet më të mëdha kritike dhe komerciale të vitit 2021 në garë, nga ‘Dune’ dhe ‘Belfast’ te ‘Squid Game’ dhe ‘Succession’.

A do të transmetohet ‘Golden Globes’ në 2023?

HFPA sigurisht që shpreson kështu. Këtë tetor, anëtarësia e saj pranoi 21 votues të rinj, gjashtë prej të cilëve janë me ngjyrë. Përshtatshmëria është zgjeruar gjithashtu për të gjithë gazetarët e kualifikuar që punojnë për një botim të huaj në SHBA në vend të atyre me bazë në Kaliforninë Jugore, ekziston një ndalim për pranimin e dhuratave dhe një kërkesë që anëtarët ekzistues të aplikojnë për riakreditim. Megjithatë, puna është larg nga përfundimi. E ardhmja e ‘Golden Globes’ do të varet nga hapat e ardhshëm të organizatës si dhe nga gatishmëria e industrisë për të ecur përpara.