Horoskopi Lifestyle

Çfarë të presim nga prapavija e Mërkurit këtë sezon?!

Është sërish ajo periudhë e sikletshme, Mërkuri është pothuajse në prapavijë. Trupi qiellor po shkakton pak kaos ndër galaktikë nga 10 maji deri më 3 qershor, duke shënuar të dytin nga katër rrotullimet në vitin 2022. Si zakonisht, mund të parashikoni keqkuptime, gabime teknologjike dhe vonesa në udhëtime.

Këtë pranverë, Mërkuri po bën një paraqitje në shenjën e Binjakëve ‘llafazanë’ për gjysmën e parë të prapavijës së tij. Gjysma e dytë e këtij transiti të bezdisshëm do të kalohet te Demi, duke shtuar pak kokëfortësi në dashuri dhe karrierë. Ndërsa këto kthesa do të ndikojnë te të gjithë, shenjat e zodiakut më të prekura nga prapavija pranverore e Mërkurit 2022 do të ndjejnë peshën e madhe të kaosit të tij qiellor.

Mërkuri sundon mendimtarin e thellë Binjakët dhe Virgjëreshën ultra të organizuar dhe është i lidhur me tema si proceset e të menduarit, komunikimi, udhëtimi dhe teknologjia. Kur është i drejtpërdrejtë, trupi qiellor është përgjegjës për mbajtjen pa probleme të këtyre gjërave thelbësore të përditshme.

Gjatë rikthimit të tij periodik, ai shkakton ndërprerje në procesin tuaj të planifikimit, keqfunksionime të komunikimit dhe konfuzion në çdo hap. Ata që janë më të prekur nga prapavija e Mërkurit mund të përjetojnë rikthimin klasik të ish-ëve, por gjithashtu mund të goditen me tarifa të vonuara të bezdisshme, drama në zyrë ose mosmarrëveshje me partnerët e tyre. Shenjat e zodiakut që do të preken më shumë nga prpavija pranëverore e Mërkurit këtë vit janë Demi, Binjakët, Virgjëresha dhe Peshqit.

A do të ishit kuriozë që të zbulonit se kush personazh i filmave të animuar të ngjason bazuar në shenjën tënde të horoskopit? Ndoshta jo nga pamja por nga sjellja dhe nga karakteri.

Dashuria për kafshët nuk ka të bëjë me shenjën e horoskopit, por sipas astrologëve personave të shenjave të caktuara iu përshtaten më shumë disa lloje kafshësh. Nëse ende nuk e ke zgjedhur kafshën shtëpiake, edhe pse dëshiron shumë të kesh një sa më shpejt, ndoshta astrologët do të vijnë në ndihmë me këto sugjerime.