Showbiz

Channging Tatum bën deklaratën e parë publike për Jessie J në ditëlindjen e saj

Tashmë ata nuk fshihen nga media dhe paparacët pasi janë më të lumtur se kurrë në krahët e njëri-tjetrit.

Ditën e kaluar këngëtarja e famshme britanike Jessie J ka festuar ditëlindjen e saj e 31-të dhe Channing Tatum nuk ka ngurruar aspak që t’i bëjë një urim të veçantë online.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, aktori ka shprehur hapur dashurinë që ndjen për të.

“Ti ke bekuar sytë tanë, zemrat dhe jetët tona. Faleminderit që je kjo që je. Je shumë e veçantë. Gëzuar ditëlindjen zemër” ,-shkruan ndër të tjera Tatum teksa e ka shoqëruar këtë urim edhe me një foto të këngëtares.