Showbiz

Channing Tatum dhe Jessie J gati për një jetë familjare

Javët e fundit fakti se Channing Tatum dhe Jessie J janë në një lidhje romantike shokoi opinionin publik pasi për fansat ishte e pabesueshme që aktori eci kaq shpejt pas ndarjes nga bashkëshortja e tij prej 10 vitesh, Jenna Dewan.

Duket se çifti më i ri në showbiz janë gati për ta çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel pasi është e dukshme që nuk ndahen dot nga njëri-tjetri qoftë edhe për disa orë.

Aktori i “Magic Mike” së fundmi i ka prezantuar vajzës së tij të vogël këngëtaren britanike. Ata kanë shijuar së bashku një nga koncertet e Jessie J në Shtetet e Bashkuara ndërkohë që po qëndronin në radhë të parë duke brohoritur për të.