Showbiz

Channing Tatum në një romancë të re me Jessie J?!

Rreth 6 muaj pas ndarjes nga ish bashkëshortja Jenna Dewan duket se aktori i famshëm Channing Tatum është gati për një romancë të re.

Së fundmi mendohet se ylli i “Magic Mike” është në një lidhje me këngëtaren britanike Jessie J e cila ështe kopja e ish bashkëshortes së tij prej 10 vitesh.

Burime pranë “Us Weekly” konfirmojnë se e kanë parë dyshen përkatësisht 38 dhe 30-vjeç duke luajtur golf fundjavën e kaluar, madje Jessie J nuk ka ngurruar t’i këndojë atij edhe një ndër këngët e saj më të famshme.

Tatum nuk ka munguar në asnjë nga koncertet e fundit të britanikes edhe pse ende nuk është e qartë sesi kjo shkëndijë ka lindur. Kujtojmë se në vitin 2015 Jessie J i dorëzoi Channing Tatum çmimin si aktori më i mirë komik në “MTV Movie Awards”.