Showbiz

Charlize Theron bën “shaka” me foton e Kylie Jenner!

Ylli amerikan, Charlize Theron, duket se ka gjetur sozinë e saj dhe është pikërisht bukuroshja 23 -vjeçare Kylie Jenner.

Aktorja 45 vjeçare ka postuar një fotografi të vetes dhe ka bashkangjitur foton e Kylie Jenner duke imituar stilin e saj. Por në këtë variant buzët e saj të kuqe duket sikur janë lyer nga vajza e vogël 5 -vjeçe August.

Fituesja e ‘Oscar’ duke bërë shaka ka shkruar lart fotos, “Kush është, kush?”.

Kylie Jenner ka komentuar menjëherë në foto duke qeshur dhe i ka dërguar edhe disa puthje.