Showbiz

Charlize Theron zbulon përse lidhjet e dashurisë nuk funksionojnë për të

Aktorja e famshme hollivudiane Charlize Theron ishte e ftuar në emisionin “The Late Late Show” nga James Cordon për të folur për filmin e saj më të ri.

“Long Shot” ku ajo është protagoniste, ka dalë në kinematë botërore më 3 maj dhe filmi flet për një histori qesharake dashurie.

Teksa është pyetur për marrëdhëniet e saj me meshkujt, Charlize u shpreh se këta të fundit nuk ndihen të qetë kur janë në një lidhje me të.

“Lidhjet e dashurisë nuk funksionojnë për mua. Unë jam shumë kontrolluese dhe më pëlqen të ndërhyj në stilin e veshjes së partnerit tim deri në pikën që bëhem e padurueshme” ,-përfundoi ajo.