Showbiz

Chrissy Teigen zbulon gjininë e fëmijës pas “Grammy Awards”

Modelja e famshme Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj John Legend shkëlqyen në tapetin e kuq në “Grammy Awards” dhe menjëherë pas këtij eventi ajo zbuloi gjininë e fëmijës së saj.

Së fundmi, bukuroshja e cila vitin e kaluar u bë nënë për herë të parë, ka postuar një foto nga të sajën nga ceremonia e ndarjes së çmimeve. Në këtë foto ajo konfirmon se është një pritje të një djali duke theksuar se vajza e saj do të bëhet me vëlla.

Ajo dhe John Legend shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të dytë ndërkohë që vitin e kaluar mirëpritën ardhjen në jetë të Lunës së vogël.