Celebrities Showbiz

Christina Aguilera i lë pak vend imagjinatës me fotot e saj të fundit!

Christina Aguilera ka festuar ditëlindjen e saj të 41-të në mënyrën më të veçantë, ‘topless’. Këngëtarja i mahniti ndjekësit e saj në Instagram me paraqitjen që zgjodhi.

Ylli i pop-it solli disa imazheve shumë provokuese, duke pozuar me asgjë tjetër përveç dorezave të zeza të lëkurës. Nëna e dy fëmijëve dukej spektakolare teksa pozonte duke mbajtur fytyrën dhe duke kryqëzuar në mënyrë provokuese krahët mbi gjoks.

Në disa imazhe ajo kishte rregulluar flokët për të mbuluar me kujdes pjesët intime dhe të pozicionuara në mënyrë perfekte teksa i binin mbi gjoks. Christina mahniti me grimin e përsosur që nxirrte në pah tiparet e saj. Seti i fotove të ditëlindjes të këtij viti pason ato të vitit të kaluar, të cilat ishin me stil të njëjtë.

Ylli i muzikës shpërndau tre postime të ndryshme ndërsa ajo hyri në dekadën e saj të katërt duke u dukur më mirë se kurrë. Në postimet për ditëlindjen e 40-të, këngëtarja erdhi me një sërë imazhesh bardh e zi në të cilat ajo po ashtu ishte shfaqur ‘topless’.

Rikujtojmë se, një nga veshjet më ikonike të Christina Aguilera është kthyer. Këngëtarja fituese e ‘Grammy’-t, u nderua me çmimin “Music Icon” në “People’s Choice Awards 2021”, duke u ngjitur në skenë gjatë shfaqjes për të performuar një miks të hiteve të saj më të mëdha.

Dhe kur erdhi koha për “Dirrty”, Aguilera surprizoi dhe risolli veshjen e gati dy dekadave më parë. Këtë herë, veshja ishte e ripunuar në saten me shkëlqim dhe jo lëkure dhe përfshinte korse, geta me rrjetë dhe mëngë të tejdukshme.

Ndërkohë, së fundmi, këngëtarja e njohur dhe shumë e diskutuar kohët e fundit Britney Spears ka “sulmuar” yllin e muzikës pop, Christina Aguilera në Instagram duke e barazuar heshtjen e saj në luftën për kujdestarinë e Spears njësoj me gënjeshtrën.