Celebrities Film & Tv Showbiz

Çiftet e famshme të Hollywood-it që u dashuruan teksa luanin së bashku në film!

Nëse bie fjala tek çiftet që janë dashuruar teksa luanin së bashku në filma, sigurisht që dyshja e parë që na vjen ndërmend është Brad Pitt dhe Angelina Jolie. Aktorët ishin një nga çiftet më të famshme të Hollywood-it, dashuria e të cilëve lindi gjatë xhirimeve të filmit “Mr. & Mrs. Smith” në vitin 2005. Megjithatë, përveç tyre, janë dhe shumë të famshëm të tjerë të cilët arritën të gjenin gjysmën e tyre në sheshxhirim.

Penelope Cruz dhe Javier Bardem – “Vicky Cristina Barcelona”

Çifti u takua për herë të parë në vitin 1992 gjatë xhirimeve të një filmi, por asokohe gjithçka kishte përfunduar thjesht me shikime. Sidoqoftë, në vitin 2008 ata xhiruan filmin romantik “Vicky Cristina Barcelona” dhe filluan një lidhje dashurie. Çifti u martua në vitin 2010 dhe kanë dy fëmijë.

Daniel Craig dhe Rachel Weisz – “Dream House”

Dyshja u takuan në xhirimet e filmit “Dream House” në vitin 2011 dhe u martuan po në të njëjtin vit, ndërsa në vitin 2018 sollën në jetë fëmijën e tyre të parë.

Blake Lively dhe Ryan Reynolds – “Green Lantern”

Blake Lively dhe Ryan Reynolds u takuan në xhirime në vitin 2010, ndërsa një vit më pas filluan lidhjen e tyre romantike. Në vitin 2012 u martuan dhe janë ende më të lumtur se kurrë. Çifti kanë së bashku tre fëmijë.

Richard Burton dhe Elizabeth Taylor

Çifti më i njohur i epokës së artë të Hollywood-it, Elizabeth Taylor dhe Richard Burton, kaluan 13 vjet së bashku. Ata u martuan dhe u shkurorëzuan dy herë. Dyshja luajtën së bashku në 11 filma, kështu që shpesh ishin protagonistë të dashuruar edhe në ekranin e madh.