Love & Sex

Çifti i martuar prej 63 vitesh zbulon sekretin befasues të një lidhjeje afatgjatë!

Një burrë dhe grua që janë të martuar për 63 vjetësh kanë zbuluar sekretin e lidhjes së tyre afatgjatë. Josephine dhe Aubrey Langley të cilët janë 90 dhe 91-vjeç u takuan në vitin 1958 kur u përballën për herë të parë me njëri-tjetrin në sallën e vallëzimit Mostyn në Uellsin verior.

Sipas zonjës Langley, ka një gjë që është thelbësore për një marrëdhënie afatgjatë:

Një burrë që di të gatuajë barbekju si dhe të bëjë një xhin tonik jashtëzakonisht të mirë.

Langley shtoi se një ndjenjë e mirë humori ka rëndësi.

Çifti patën takimin e tyre të parë në rreshtin e fundit të një kinemaje në Pontypool dhe do të shënojnë 64 vjetorin e martesës më vonë këtë muaj. Rikujtojmë, se gazeta amerikane “Wall Street Journal”, pyeti disa persona për sekretin e tyre të lumturisë. Sondazhi, i publikuar më 27 mars, ku morën pjesë 1019 të rritur amerikanë, shumica e tyre thanë se ishin pesimistë për ekonominë dhe të ardhmen. 32% e këtyre njerëzve deklaruan se ishin jo shumë të lumtur dhe 56% thanë se ishin të lumtur.

Ndërsa, 12% e amerikanëve e përshkruan veten si shumë të lumtur. Sipas përgjigjeve, pjesëmarrësit në radhë të parë deklarojnë se martesa i bën njerëzit të lumtur. 67% e të anketuarve më të lumtur thanë se martesa ishte shumë e rëndësishme. Gjëja e parë që doli në pah në përgjigjet e tjera ishte feja. Amerikanët e lumtur e përshkruajnë veten si besimtarë mesatarisht.