Gossip Showbiz

Çifti i njohur i showbiz-it i japin fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare…

Aktori i njohur Blair Underwood dhe bashkëshortja Desiree DaCosta i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre 27-vjeçare. Këtë lajm e bëri të ditur vetë aktori 56-vjeçar përmes një deklarate të përbashkët me Desiree në Instagram.

Pas një mendimi, lutje dhe pune të jashtëzakonshme për veten tonë individualisht dhe kolektivisht, ne kemi arritur në përfundimin për t’i dhënë fund martesës sonë që filloi 27 vjet më parë. Ka qenë vërtetë një udhëtim i bukur. Arritjet tona më krenare janë tre fëmijët tanë.

Ne do të vazhdojmë të jemi miq të mirë dhe bashkë-prindër dhe do të kemi respektin më të madh për njëri-tjetrin ndërsa nisim këtë kapitull të ri të jetës sonë, veç e veç. Ne ju falënderojmë të gjithëve për të gjithë mbështetjen tuaj gjatë gjithë viteve dhe ne kërkojmë me përulësi privatësi dhe mirëkuptim gjatë këtij sezoni të ri.

Rikujtojmë se Bler Underwood dhe Desiree u martuan në 1994 dhe kanë tre fëmijë së bashku, vajza Brielle 22-vjeçe dhe djemtë Blake, 19-vjeç dhe Paris, 24-vjeç.